home Uncategorized Përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit alejhi selam…!?

Përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit alejhi selam…!?

Përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit alejhi selam…!?
A dini se cila ishte përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit salAllahu alejhi we selam, që për kuriozitet dhe nxitje ua parashtroi atyre.Një herë Pejgamberi salAllahu alejhi we selam kishte parashtruar një pyetje para sahabëve (shokëve të tij) e që ishte: Cila gjë është më e dashur tek ju?Ebu Bekri r.a. tha: Gjëja më e dashur te unë është shikimi im në ty , ndeja me ty, dhe shpërndarja e pasurisë për ty!Omer r.a. tha: Më së shumti e dua të vërtetën, fjalën e vërtetë dhe largimin prej veprave e ndaluara! Othmani r.a. tha: Unë më së shumti kam dëshirë të shpërndajë ushqim, ta përhap selamin – paqen, dhe faljen e namazit të natës kur të tjerët flenë!
E përgjigjja më e çuditshme ishte ajo e Ebu Dherrit kur tha: E dua urinë, sëmundjen dhe vdekjen! Pejgamberi salAllahu alejhi we selam tha: O Ebu Dherr, njerëzit nuk i duan këto gjëra që ti po i përmend, e ç’të shtyu ty ti duash ato?Ebu Dherri tha: E dua urinë, sepse kur uritem zbutet zemra ime, e dua sëmundjen sepse kur sëmurem pakësohen mëkatet e mia dhe e dua vdekjen, sepse pasi të vdes do ta takoj Zotin tim.