home Uncategorized ”3.600” Sevape brenda vetëm katër minutave

”3.600” Sevape brenda vetëm katër minutave

Këto sevape mund t’i fitosh nëse Allahu ta mundëson t’i falësh dy rakate duha (namaz i paraditës). Për këto dy rekate të nevojiten rreth katër minuta dhe fiton 3.600 sevape. Ebu Dherri, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Për çdo nyje të trupit duhet të jepet sadaka. Kështu, çdo tesbih ( Subhanallah ) është sadaka, çdo tahmid ( Elhamdulilah ) është sadaka, çdo teblil ( Laa ilaahe il-lallah ) është sadaka, çdo tekbir është sadaka, urdhërimi në të mirë dhe ndalim nga e keqja është sadaka, por e barabartë me të gjitha këto është falja e dy rekateve para mesditës.”( Muslimi ). Një version tjetër i transmetimit thotë:”Njeriu ka 360 nyje, për çdo nyje duhet të japë sadaka.” Sahabët pyetën; ”Kush mund ta bëjë këtë o i Dërguari i Allahut ?” Ai, salallahu alejhi ue selem, tha: ”Ai i cili e mbulon pështymën në xhami ( atëherë xhamitë ishin me rërë ), ose ai i cili largon pengesat nga rruga, por e barabartë me këto është falja e dy rekateve të paraditës(duha).”(Transmeton Ebu Davudi, Imam Ahmedi, Ibn Hibani dhe Ibn Khuzejma )
Njeriu ka 360 nyje, për çdo nyje një sadaka dhe tek Allahu dhjetëfishohet sadakaja, kjo do të thotë 3.600 sevape.Në një ditë 3.600 sevape. Në një muaj 3.600 x 30 = 108.000 sevape.
Marrë nga libri: “KODRA ME SEVAPE PËR PAK MINUTA”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *