home Uncategorized Buzëqeshni sepse është sadaka

Buzëqeshni sepse është sadaka

Pejgamberi salAllahu alejhi we selam na paralajmëron: ”Mos mendo të pavlerë asnjë nga veprat e mira, qoftë edhe të takosh vëllain tënd (në fe) me fytyrë të qeshur.”
(Hakimi dhe Bejhekiu).

Në hadithin tjetër, Muhammedi salAllahu alejhi we selam buzëqeshjen e krahason me sadakanë duke na nxitur që këtë sadakë gjithnjë ta japim: ”Buzëqeshja vëllait tënd (mysliman) është sadakë.” (Tirmidhiu dhe Ibn Hibbani).

Buzëqeshja përmendet edhe në Kuran, kur Sulejmani alejhi selam buzëqeshi në fjalët e milingonës:”Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mundëso që t’i falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!”(En – Neml, 18-19).Ta dëgjojmë Xheririn radijAllahu anhu i cili tregon siç qëndron në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit: ”Asnjëherë nuk më ka parë Pejgamberi salAllahu alejhi we selam pasi që e kam pranuar Islamin, e që nuk më ka buzëqeshur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *