home Keshilla Islame PËRMIRËSOJI VEPRAT E TUA

PËRMIRËSOJI VEPRAT E TUA

PËRMIRËSOJI VEPRAT E TUA

Mos harro…

Ka mundësi që vetë me dorën tënde e vendos orën e dorës… dhe atë nga ti e largon trashëgimtari yt.

Ka mundësi që ti vetë e mbyll derën e makinës tënde… dhe atë e çel punëtori i ndihmës së shpejtë.

Ka mundësi që ti vetë i mbërthen pullat e këmishës… dhe ato ti shpërthekon ai që i lan xhenazet.

Ka mundësi që i mbyll sytë në dhomën tënde të gjumit… dhe ata nuk i hap përveçse në Ditën e Kiametit dhe para Allahut, Krijuesit të tokës dhe të qiejve.

Prandaj, bëj vepra të mira dhe përmirësoji ato.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU